Vlorë/ Pushuesit me Covid, 7 raste vetëm në një qendër shëndetësore

vlore.pushuesit.covidd

Tre deri katër të dyshuar me Covid, në ditë kryejnë teste në qendrat shëndetësore verore që janë ngritur në bregdetin e Vlorës.

Vetëm në një prej tyre në dy javët e fundit janë konfirmuar pozitivë 7 pushues.

Mjekia Arba Ismalaja e qendrës shëndetësore verore tek Plazhi i Vjetër pohon se rastet e të infektuarve sa vijnë e rriten.

“Trendi ka qenë në rritje dhe ne kemi pasur raste të shtuara të diagnostikuara, rastet janë të turistëve të ardhur, nga rrethet, më pak nga jashtë. Testimet janë në rritje minimum 3 testime në ditë, por dhe më shumë. Brenda javës në 20 testime kanë rezultuar pozitivë 4 persona”, tha mjekja.

Veç të infektuarve me Covid në këtë qendër shëndetësore kanë marrë shërbim ambulator dhe pushues të tjerë me ftohje, infeksione  apo dhe alergji të lëkurës.

Në Qarkun e Vlorë janë hapur 9 qendra shëndetësore verorë nga Zvërneci në Borsh, të cilat ju shërbejnë pushuesve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.