Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

kanada.pashaporta

Ministria e Punëve të Jashtme, ka dhënë lajmin e mirë. Prej ditës së sotme ka nisur pajisja me pasaportë dhe karta identiteti, për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë rezidentë në Kanada.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i MEPJ:

Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë 🇦🇱 rezidentë në Kanada.
 
Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.