Detaje tragjike/ Nënë e bir u ‘shuan’ në Osum, 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën. Çfarë thotë ekspertiza për shkakun e vdekjes

vajzaaaaa 1 770x422

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi dje mbarë opinionin publik, ku një nënë në timon humbi kontrollin dhe ra në lumin Osum, ndërsa humbi jetën bashkë me të birin 6 vjeç. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb, duke iu referuar burimeve të ekspertëve të qarkullimit rrugor, 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj, kishte vetëm 20 ditë që kishte marr patentën.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar ka bërë që ajo të përfundojë në lumin Osum.

Dje u publikuan edhe pamjet nga momenti i aksidentit tragjik në rrugën ‘Antipatrea’ në Berat, ku në mes të ditës, krejt papritur e reja humbi kontrollin pas një parakalimi me mjetin e saj ‘ML’ dhe pas disa manovrash, theu kangjellat e rrugës dhe përfundoi në lumë.

Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e nënë e bir, është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në ujë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.