Moti sot dhe nesër, 25-26 qershor 2022
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri relativisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës duke mbajtur temperatura normale gjatë fundjavës nëvendin tonë.
E shtunë 25 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu me stuhi në verilindje lokale. Era do të jetë drejtim Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/31°C
Zona e ulët 16/35°C
Zona bregdetare 20/32°C
Kosova, e shtunë 25 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -32°C .
E diel 26 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në verilindje. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/32°C
Zona e ulët 18/36°C
Zona bregdetare 21/33°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME