Vijnë turistët: Vlora nis të përjetojë një sezon veror, e çliruar nga pandemia

turiste.vloraa

Vlora tashmë po përjeton një sezon veror ashtu siç pritej, të çliruar nga pandemia. Me dhjetëra turistë të huaj zgjodhën gjatë fundjavës të pushonin në Vlorë.

Turistë të ardhur nga Maqedonia e Veriut, Ukraina, Italia dhe Bjellorusia qenë të shumtë në numër në bregdetin e Vlorës përgjatë kësaj fundjave. Ata treguan se qyteti i kishte suprizuar dhe nuk e prisnin që do të ishte kaq i bukur.

Turistët shprehen gjithashtu se janë mrekulluar edhe nga klima bregdetare e qytetit, mirëkpritja e njerëzve, shërbimi por edhe çmimet të cilat për ta janë tepër të ulëta.

Turistët sigurisht që premtojnë që do të rikthehen sërish në qytet madje do ta rekomandojnë Vlorën edhe tek të afërmit e tyre në shtetet ku jetojnë.

Në Vlorë nuk mungojnë as ata të cilët e kanë zgjedhur qytetin për arsye pune, të cilët nuk duan të largohen më prej bukurive që Vlora ofron

Të dhënat nga operatorët turistik bëjnë me dije se në qytet përgjatë  fundjavës që shkoi u rezervuan në total 60 % e dhomave në njësitë hoteliere.

Duke u krahasuar me një vit më parë në këtë periudhë, ka patur një rritje prej 20 %.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.