I vunë tritol në biznesin e tij, ja çfarë u tha Noizy policëve

lokali noziyt 2 scaled

Zbardhet dëshmia e parë e reperit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në biznesin e tij në Durrës.

Mësohet se Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

 Image

Njoftimi

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.