Sot 1 qershor, vera meteorologjike nis me temperatura të larta
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik duke sjellë stabilitet të motit në fillimin e verës meteorologjike në vendin tonë.
E mërkurë 1 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën veriore dhe verilindore, nuk përjashtohet mundësia e stuhive të izoluara në alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/32°C
Zona e ulët 15/34°C
Zona bregdetare 16/31°C
Kosova, e mërkurë 1 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime, vranësira me reshje lokale me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 27°C -28°C .
E mërkurë 2 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në bregdet dhe vranësira në zonën veriore në mesditë. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/33°C
Zona e ulët 16/34°C
Zona bregdetare 18/31°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME