Shtjella ciklonike në Mesdhe sjell rënie temperaturash dhe shi
Shtjella ciklonike e krijuar në Mesdhe do të përfshijë edhe vendin tonë ku priten rreshje shiu dhe rënie e temperarurave kryesisht ditën e diel.
E shtunë 28 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/29°C
Zona e ulët 15/33°C
Zona bregdetare 18/32°C
Zona bregdetare 17/33°C
Kosova, e shtunë 28 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -28°C .
E diel 29 maj 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore. Edhe bregdeti do te preket pjesërisht nga rreshjet e shiut. të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë e vrullshme me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,3 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/22°C
Zona e ulët 15/27°C
Zona bregdetare 17/26°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME