FOTO/ Ky është polici 25-vjeçar që vrau kolegun brenda në komisariat

auto Lunad Zaimi1653347412

25-vjeçari Ludian Zaimi, me detyrë efektiv i patrullës së përgjithshme, vrau kolegun e tij, Çush Saliasi, 55 vjeç. 

Ngjarja tragjike ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit Nr.3 në Tiranë. 

Pas një sherri verbal për arsye banale, Zaimi ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar disa herë drejt drejt Saliasit, duke i shkaktuar plagë të rënda. 

Edhe pse është transportuar menjëherë me një automjet policie, 55-vjeçari humbi jetën në duart e mjekëve te spitali i Traumës. 

Brenda në komisariat iu vunë prangat efektivit 25-vjeçar i cili në rrëfimin përpara grupit hetimor ka thënë se viktima e bullizonte prej një kohe të gjatë. 

Ludian Zaimi kishte rreth një vit që shërbente në Policinë e Shtetit, ndërsa Çaush Saliasi vinte nga një karrierë e gjatë. Ai ishte pjesë e strukturave të Policisë prej më shumë se 20 vitesh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.