Zbulohet një ngarkesë kokaine në portin e Durrësit, futur mes qymyrit nga Kolumbia

zbulohett.kokaine

Orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një tjetër rast i trafikimit të drogës në Portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine në hambarin e një anijeje me qymyr që po vinte nga Kolumbia, sipas Faxweb.

Mësohet se anija është e “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe  sasi e kapur ende nuk është peshuar.

Nuk dihet ende nëse ka të arrestuar, ndërsa raportohet se kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.