FOTO/ Drejtonte makinën pa patentë dhe me shpejtësi “skëterrë”, ky është 39-vjeçari që përplasi foshnjën dhe çiftin te Rruga e Kavajë

etrtyuuy 612x450

Personi që shihni në foto është Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili mesditën e sotme përplasi me makinë një fëmijë tre muajsh dhe prindërit e tij, të cilët po kalonin në vijat e bardha.
Foto është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, ndërkohë, gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Ai raporton nga terreni se Sulejmani, i cili po drejtonte mjetin “G Class” pa patentë, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.
Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Po ashtu, bëhet e ditur se pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë. Aktualisht, policia është vendosur në ndjekje të tij, ndërkohë që kanë arrestuar personin që e shoqëronte në makinë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.