Ballkani nën rrymat e ngrohta ajrore mesdhetare

ballkani.rryma

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit  të lartë atmosferik dhe rryma ajri të ngrohta Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. 

E enjte, 28 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri dhe veri-lindje dhe reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në zonën e ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/25°C
Zona e ulët          5/27°C
Zona bregdetare  10/26°C

Kosova, e enjte, 28 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 17°C -18°C .

E premte, 29 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri dhe Jug-lindje ku do të pasohen nga reshje të izoluara shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/22°C
Zona e ulët          10/27°C
Zona bregdetare  12/26°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.