Zjarri përfshin Noterinë në Lezhë, dyshohet se janë dëmtuar dokumente me rëndësi

zjarri.noteria.lezhe

Rreth orës 4 të mëngjesit të së mërkurës është përfshirë nga flakët, zyra e noterit Vasil Martini në qendër të qytetit të Lezhës, njofton gazetari i SYRI TV, Martin Marku. Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e këtij zjarri mendohet të jenë djegur dokumente mjaft të rëndësishme. Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndije elektrike. 

Policia e Lezhës njoftoi paraprak se:  "Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr. Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale  në momentin e rënies së  zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.

Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes," përfundon njoftimi.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.