Moti të enjten dhe të premten, 14-15 prill 2022

moti.enjte.premteee

Presion i lartë atmosferik vijon të ushtrojë aktivietin e tij në Europën qëndrore duke garantuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë deri ditën e shtunë dhe temperatura të larta. 

E enjte, data 14 prill 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/24°C
Zona e ulët          5/26°C
Zona bregdetare  9/24°C

Kosova, e enjte, data 14 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegullinë në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 18°C -22°C .

E premte, data 15 prill 2022

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/25°C
Zona e ulët          8/28°C
Zona bregdetare  11/25°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.