Sot shira dhe stuhi, nesër sërish diell

shira.stuhiii

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët amosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E enjte,7 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       9/14°C
Zona e ulët          9/18°C
Zona bregdetare  12/18°C

Kosova, e enjte 7 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 12 -16°C .

E premte, 8 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura në zonat lindore. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/15°C
Zona e ulët          8/19°C
Zona bregdetare  10/19°C/ Sipas RTSHImage

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.