Zjarr në Sanatoriumin e Korçës, plagoset pacienti: ndezi cigaren afër oksigjenit!

zjarr.korce.sanatariumm

Në një nga dhomat e Sanatoriumit të Korçës ka shpërthyer zjarri në mesnatë, duke ngritur në alarm personelin. Një pacient është lënduar lehtë, 62-vjeçari B.D. që tashmë po merr ndihmën mjekësore.

Policia e Korçës njoftoi paraprakisht për situatën, por nuk tha se çfarë e shkaktoi zjarrin: “Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e tij. Për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”.

Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar shkaqet e zjarrit.  

Por sipas burimeve të SYRI TV, dyshohet se pacienti ka ndezur një cigare në një kohë kur afër ka pasur dhe maskën e oksigjenit, që ka shkaktuar zjarrin. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.