Bordi ul naftën dhe benzinën, rrit gazin. Ja sa do të jenë çmimet deri në fund të muajit

nafta 6ditaaa

Nga dita e sotme deri të enjten, qytetarët do e blejnë më lirë naftën, benzinën por jo gazin.

Me vendimin e fundit të Bordit, nafta ulet me 8 lekë, benzina me 7 lekë dhe gazi është rritur me 6 lekë. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimet e karburanteve deri në fund të muajit kur do të mbahet mbledhja e radhës.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 29 mars – 31 Mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.