Rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin rritje temperaturash
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e rrymave ajrore të ngrohta të nga Mesdheu të cilat kanë sjellë rritje të temperaturave në vendin tonë.
E enjte, 17 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën Jugperëndimore dhe rëra nga Saharaja. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/15°C
Zona e ulët 3/20°C
Zona bregdetare 8/18°C
Kosova, e enjte, 17 mars 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta shiu . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 6 -12°C .
E premte, 18 mars 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/17°C
Zona e ulët 5/20°C
Zona bregdetare 7/18°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME