Sot dhe nesër, temperatura në rritje deri në 20 gradë
Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe rryma ajrore kontinentale të cilat po mbajnë mot të stabilizuar në vendin tonë.
E Martë data 15 Mars 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/14°C
Zona e ulët -3/18°C
Zona bregdetare 1/17°C
Kosova, e Martë data 15 Mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull të ngrirë .Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10 -14°C .
E Mërkurë data 16 Mars 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/14°C
Zona e ulët 2/19°C
Zona bregdetare 5/18°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME