Më në fund një lajm i mirë, asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

ministria.njoftimmm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situatës së Koronavirusit për 24 orët e fundit, ku fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 42 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër. 

Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.