Protestë qytetare sërish sot në Tiranë, dita e katër e revoltës për rritjen e çmimeve

auto nafte proteste1647070207

Për të katërtën ditë, qytetarët nga i gjithë vendi, të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale do të dalin sërish sot, të shtunën, në një protestë përpara Kryeministrisë, të revoltuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore.

Në orën 11:00, qytetarët do  t’i bëjnë thirrje sërish qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të heqë taksat mbi karburantet në veçanti.

Por, protesta priten edhe në qytete të tjera të vendit, ashtu siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, me vetorganizim nga qytetarët.

Por, protesta priten edhe në qytete të tjera të vendit, ashtu siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, me vetorganizim nga qytetarët.

Ditët e shkuara, protesta spontane, të cilat janë konsideruar si të paligjshme nga Policia, janë organizuar në disa qytete të vendit deri dhe në universitete, pasi edhe studentët dhe mësuesit janë prekur nga kostot e rritura të tranportit.

Fermerët e Myzeqesë gjithashtu janë ngritur të revoltuar.

Policia e Shtetit ka kryer arrestime të shumta për atoë që i ka cilësuar si organizime të paligjshme, ndërkohë që Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, vuri në dukje se ligji shqiptar nuk e ka protestën spontane të parashikuar: "Ligji shqiptar nuk parashikon atë që quhet “Protestë spontane” dhe në fakt rekomandimi ynë është që ligji duhet të amendohet në këtë drejtim për të ardhur në përputhje me parimet e përgjithshme, qoftë të OSBE/ODIHR për tubimet, ashtu edhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut", theksoi dje Ballanca.ImageImageImageImageImage

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.