'Çmenden' karburantet, afrohet çmimi 300 lekë për litër i naftës

karburant.cmendettt

Ajo që ishte paralajmëruar, ndodhi! Çmimi i naftës i përfolur ditëve të fundit se do të kapte vlerën 300 lekë për litër, duket se po bëhet realitet.

Një pikë karburanti, e ka çuar çmimin në 290 lekë për litër, duke iu afruar asaj që parashikohej.

Ndërkohë pika të tjera e kanë çuar çmimin në 270 dhe 275 lekë për litër nafte dhe në masë, gjendet në 260 lekë për litër, një rritje me thuajse me 100 lekë, për një periudhë kohore dhjetë ditore.

Por nëse pikat e furnizimit me karburant kanë pothuajse të njëjtat burime, pikëpyetja e madhe ka të bëjë me paqëndrueshmërinë e çmimeve nga një rrjet karburantesh në tjetrin.

Qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë dhe ndërprerjes së furnizimit me naftën dhe gazin rus në një pjesë të mirë të vendeve, çmimet e karburanteve janë “çmendur”, duke bërë që drejtues të shumtë mjetesh, ta lënë fikur makinën përballë pamundësisë për ta furnizuar me karburant.

E nga ana tjetër edhe autobusët kanë reduktuar frekuencën e tyre, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit./MCN TV

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.