Fotot prekëse; Fëmijët me kancer fshihen në bodrumin e spitalit në Kiev: Ndaloni luftën!

femije.cancer.ukraine

Pamje prekëse e të trishta kemi parë deri tani nga pushtimi i Ukrainës, por së fundmi fotot nga një bodrum i spitalit të Kiev, ku trajtohen fëmijët më kancer, janë vërtet shumë prekëse.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto e disa fëmijëve që trajtohen nga kanceri në spitalin e Kievit, të cilët tani më janë fshehur në një bodrum nga frika e bombardimeve teksa mbajnë në duar një letër ku shkruhet “Stop luftën”.

Mediat e huaja shkruajnë se bodrumi është shndërruar në një strehë të improvizuar kundër bombave,  në mënyrë që të shmangen granatimet nga forcat ushtarake ruse.

Kujtojmë që Ukraina ndodhet në ditën e 6-të luftës, ku gjatë natës ka pasur bombardime të shumta dhe kanë humbur jetën dhjetëra civilë. Gjithashtu rusët kanë sulmuar dhe një bazë ushtarake duke shkaktuar 70 viktima të ushtarëve ukrainas.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.