Greqia në situatë alarmante, mbyll çdo gjë. Anglia heq sot të gjitha masat kundër Covid

covidi.gjermaniaaa

Teksa në Shqipëri çdo gjë është e hapur madje dhe shkollat sot shënojnë ditën kur nxënëit rikthehen në banka, në Greqi situata është tejet ndryshme. Shkollat ​​në Atikë dhe në ishullin e Kretës, do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe nesër, sipas një vendimi të qeverisë greke. Po ashtu, është rekomanduar që sektori privat të operojë nëpërmjet punës në distancë, pasi këto rajone vazhdojnë të përballen me përpjekjet për t’u kthyer në normale.

Në një njoftim thuhet se shkollat ​​e të gjitha niveleve do të funksionojnë me mësim në distancë. Sektori publik do të operojë në varësi të faktit nëse puna është e realizueshme dhe nëse ka ndonjë problem aksesi. Gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura të enjten, si dhe shërbimet e dërgesave dhe korrierëve. Dyqanet do të lejohen të hapen nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Vaksinimet e fëmijëve dhe të rriturve në qendrat e tjera do të zhvillohen sipas planit. Për ata që nuk shkojnë në një takim të planifikuar, do t’u dërgohet një SMS për një takim të ri.

Ndërsa Anglia duke filluar nga sot ka hequr të gjitha masat ndaj COVID-19. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.Njerëzve do t’u kërkohet maska vetëm në disa raste të veçanta.

Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimin apo testin negativ.Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.