Dalin në qarkullim kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 Lekë, ja si duken ato

kartmonedha.reja

Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim ditën e sotme prerjet e reja të kartëmonedhave 500 Lekë dhe 2000 Lekë. Këto kartëmonedha vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse. Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.

Kartëmonedha 500 Lekëshe ka në pjesën e përparme portretin e Ismail Qemalit, me simbolin e shqiponjës dhe penën me të cilën u firmos akti i pavarësisë. Në pjesën e prapme është e stampuar ndërtesa ku u bë shpallja e pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi i shpalljes së pavarësisë dhe dhoma ku u mor vendimi.

Kartëmonedha 2000 Lekëshe ka në pjesën e përparme portretin e Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir. Në pjesën e prapme ka elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea.

 

Kartëmonedhat e reja do të përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, që do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të kenë kurs ligjor si më parë. Në njoftimin zyrtar, Banka e Shqipërisë i inkurajon përdoruesit të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.