VIDEO/ Sot protesta e Berishës kundër Vuçiç dhe inceneratorët, rreth 600 policë në terren, autobote me ujë ‘zbarkojnë’ në rrugë. Blindohet Kryeministria

hhnu

Teksa sot pritet të që të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Alekandër Vuçiç për nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe kundër vjedhjes me inceneratorët, Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga zbatimi i planit të masave, ku shihen autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave, teksa ecin përgjatë bulevardit ‘Gjergj Fishta’.

Në terren pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës. Burime për gazetaren Dorjana Bezat bënë me dije se të angazhuar në terren janë rreth 600 punonjës policie nga FNSH, Shqiponja, Rend dhe Garda. Po ashtu në kuadër të masave në terren do të jenë edhe autoambulancat dhe shërbimet e zjarrfikëses.

Rendësi e veçantë i është kushtuar ruajtjes se institucioneve kryesisht Kryeministrisë përballë te cilës do te mbahet protesta. Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se janë përforcuar dyert kryesore të Kryeministrisë si edhe do te këtë një kordon me punonjës policie jashtë godinës. Po ashtu do të këtë bllokim të disa akseve rrugore si Bulevardi ‘Dëshmoret e Kombit’ dhe rrugët lidhëse si edhe një pjese e Bulevardit ‘Bajram Curri’.

Protesta në fjalë pritet që të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë. Ishte pikërisht zoti Berisha ai që njoftoi protestën në fjalë, ndërsa paralajmëroi edhe presidentin Vuçiç që mos të vinte në Tiranë, pasi do të përballej me kundërshti nga shqiptarët.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.