Ekzekutimi në makinë i biznesmenit në Laç, policia jep detajet e para

ekzektuam.makineee

Pilot Rroli është biznesmeni që ka mbetur i vrarë mëngjesin e të premtes në Kurbin.

Policia bën me dije se ai është vrarë teksa udhëtonte me makinën e tij, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.