Parashikimi i motit për ditën e enjte

enjteemoti

Përshëndetje nga SHMU!

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe të rënduara kthehen përsëri ditën e Enjte. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe rreshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar. Gjithashtu hera-herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet e shiut fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër në veri dhe mbi 800 metër në juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore madje edhe në formën e stuhive të dëborës. Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme në zonat luginore dhe bregdet me drejtim kryesor nga kuadrati I jugut dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-17m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë të shkallës 5-6 ballë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.