Parashikimi i motit për ditën e hënë

moti sot

Përshëndetje nga SHMU!

Dita e hënë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e hënë në lartësin mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formënë e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit. Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug.

Në fushën termike deri ditën e merkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale me e ndjeshem ditën e parë të muajit Dhjetor.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.