Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

 pandemia2022obshh

Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak për këtë, OBSH thotë se është mosfurnizimi i vendeve të varfra me vaksina anti Covid.

Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”.

Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës janë vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta 123-përshpejtojmë (vaksinimin) ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet“, tha ai.

Programi global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra, COVAX, planifikonte të shpërndante dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më ka dërguar 371 milionë doza.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.