Shtohen vranësirat, nisin shirat
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme Atlantike të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë .
E enjte, 21 tetor 2021
Moti do të jetë me ktjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore pasdite . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 5/18°C
Zona e ulët 5/22°C
Zona bregdetare 12/22°C
Kosova, e enjte, 21 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .
E premte, 22 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe Jug . Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 10/21°C
Zona e ulët 12/23°C
Zona bregdetare 14/22°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME