Rriten sërish infektimet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

 aktyualiteterastettt

Është ulur numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë, krahasuar më një ditë më parë, ndërsa është rritur numri i të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 501 raste të reja në 3042 testime.

Në të gjithë vendin janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 dhe aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 575 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.