FOTO/ Harrohen pas telenovelave u digjet shtëpia

auto zjarri shtepi1633614746

 

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e ish/markatos në lagjen ‘13 Shtatori’ në Berat.

Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët,pas shpërthimit të një bombule të vogël gazi. Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.

Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombula e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht. Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrëfikësen.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.
Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.