Ballkani nën shtjella ciklonike, shira dhe stuhi në jug dhe juglindje
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga shtjella ciklonike e cila po ndikon territorin e Shqiperisë ku priten rreshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në Jug dhe Jug-lindje .
E enjte, 7 tetor 2021
Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë ,moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet kryesor në Jug dhe në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 12/14°C
Zona e ulët 16/23°C
Zona bregdetare 16/22 °C
Kosova, e enjte, 7 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Jugi- Lindje 15 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 21°C .
E premte, 8 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 9/12°C
Zona e ulët 14/22°C
Zona bregdetare 15/21°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME