Moti të martën dhe të mërkurën, 5 - 6 tetor 2021
Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën lindore duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm për ditën e sotme.
E martë, 5 tetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe të pakta deri vranësira mesatare në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 10/25°C
Zona e ulët 14/29°C
Zona bregdetare 16/29 °C
Kosova, e martë, 5 tetor 2021
Moti do të jetë me diell dhe mjegull në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 6 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C .
E mërkurë, 5 tetor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 12/20°C
Zona e ulët 16/27°C
Zona bregdetare 16/25 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME