Moti sot dhe nesër, 28 - 29 shtator 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë ku priten reshje shiu.
E martë, 28 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në zonën perëndimore, ndërsa në zonën Veri-Lindore dhe Jug-lindore do të ketë reshje shiu në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 14/25°C
Zona e ulët 16/30°C
Zona bregdetare 17/28°C
Kosova, e martë, 28 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C .
E mërkurë, 29 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime te konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore 15/26°C
Zona e ulët 16/29°C
Zona bregdetare 18/28 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME