Viti i ri shkollor, Guga: Mësim online, vetëm në rastet e përkeqësimit të situatës

0.3viti.shkollor

Mësimi plotësues përmbyllet këtë javë për të nisur të hënën më 27 shtator, vitin e ri shkollor. Zv.Ministrja e  Arsimit Nina Guga e ftuar në studion e lajmeve RTSH 24 ka sqaruar se mësimi do të nisë fizikisht në institucionet arsimore, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.

Skenarët e tjerë si ai i  mësimit në distancë është shprehur zv ministrja do të vihen në zbatim vetëm nëse do të kemi një përkeqësim të situatës si pasojë e pandemisë Covid -19. 

Për sa i takon vaksinimit të mësuesve Guga tha se ky proces do të përmbyllet me të dyja doza në fund të muajit dhjetor.

Procesi i shpërndarjes së librave ka përfunduar në të gjitha shkollat, ndërsa në fillim të javës së ardhshme ato të publikojnë planin e detajuar, për ndarjen e nxënësve në klasa  dhe mënyrën si do zhvillohet mësimi. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.