Bilanci ditor i Covid, 21 rastet të reja në 24 orë, ja zonat ku janë

0.6raste.koronavirusi ne shqiperi foto a2 44 1100x620

Ka vijuar rritja rasteve të reja me koronavirus ditën e sotme.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja.

Nuk ka asnjë humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2451

Testime totale 855,993

Raste pozitive 132,686

Raste të shëruara 130,074

Raste Aktive 156

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62

Vlorë 17

Elbasan 14

Fier 14

Shkodër 13

Durrës 13

Lezhë 11

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.