Ja mënyra e duhur për të larë mirë ushqimet nga pesticidet

soda fruta perime 750x500

Të gjithë e dinë se frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që konsumohen më së shumti, por përmbajnë pesticide. Pjesa më e madhe e njerëzve i blejnë produktet e tyre në supermarket, duke e ditur sasinë e pesticideve që përdoren gjatë kultivimit. Edhe në rast se blihen tek shitësit e thjeshtë, është mirë të siguroheni për të shmangur çdo mbetje që mund të merrni me anë të frutave apo perimeve.

Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të larguar pesticidet ka nevojë vetëm për ujë, uthull molle, lëng limoni dhe sodë buke. Në një enë duhet të hidhni një filxhan ujë, një filxhan uthull molle, një lugë gjelle sodë buke dhe dy lugë gjelle lëng limoni. E lini për disa minuta dhe më pas e hidhni në një shishe qelqi, nga e cila mund të lani frutat apo perimet për 5 minuta. Së fundmi është e nevojshme që të gjitha të shpërlahen mirë me ujë të bollshëm.

 

LEXO TE NGJASHME

0.555 si te besh krijosh regullosh

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.