Qepa e njomë, si duhet përdorur pjesa e gjelbër dhe e bardhë

1.002.52.85

Qepët e njoma mund të shijojnë jashtë mase, por shkakton shpesh pak konfuzion dhe mes shefave më të mirë. Qepët e njoma i japin praktikisht çdo pjate një aromë, shije dhe pamje të shkëlqyer, por gjithmonë lind pyetja kur duhet përdorur pjesa e bardhë dhe kur pjesa e gjelbër.

Si duhen përdorur?

E shtoni pjesën e bardhë në gatime dhe hidhni pjesën e gjelbër? Absolutisht jo! Ndoshta gjëja më e mirë rreth qepëve të njoma është se mund t’i përdorni të gjithë pjesët. Pjesa e bardhë ka shije më të fortë, aromë më të spikatur të qepës dhe është më fibroze, kështu që duhet gatuar në vend që të hahet e pa gatuar.

Pjesa e gjelbër ka shije më të butë, më afër barishteve, çka do të thotë që mund të hahet e gjallë, e prerë dhe e hedhur sipër supërave, sallatave etj.

Nëse i gatuani bashkë të dy pjesët, fillimisht hidhni në tigan pjesën e bardhë që të zbutet para se të shtoni pjesët jeshile, pasi kjo e fundit zbutet në pak sekonda.

 

LEXO TE NGJASHME

0.555 si te besh krijosh regullosh

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.