Tost në salmon të tymosur dhe vezë,  ja receta e thjeshtë

14607947 10153907552188015 2097861373 n

Përbërësit

-4 feta bukë

-4 feta salmon i tymosur

-5 vezë

-20 gr gjalpë

-125 ml qumësht

-5 lugë vaj vegjetal

-1 lugë Uthëll balsam

-250 gr sallatë

-1 lugë koper

-kripë

-Biber i zi

Hapat


1.Zieni në një tigan plot me ujë 4 vez për 7 minuta, në një tas rrahni vezën e mbetur kriponi dhe biberoseni.

2.Në një enë të madhe në zjarr mesatar, treteni gjalpin, zhyteni secilën fetë buke në qumësht dhe pastaj në vezën e rrahur.

3.Fërgojeni bukën në gjalpë për 2 minuta, ktheni fetat dhe fërgojini për 2-3 minuta të tjera, derisa të marrin mirë ngjyrë.

4.Trazoni vajin me uthëll balsam, vendoseni sallatën në një pjatë të thellë shtoni salcën, vajin, uthëlln, kripën dhe trazojeni mirë.

5.Vendosni bukën e fërguar në pjata të veçanta dhe mënjanë sallatën, shoqërojeni çdo fetë buke me një fetë salmon të tymosur.

6.Qërojini vezët e ziera dhe vini nga një në çdo fetë buke, spërkateni me koper, kripë e biber.

7.Ju bëftë mirë!

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.