Doda: Pa u bashkuar Shqiperia e Madhe, s'do te kete qetesi Ballkani

 

 Mesila DodaGjatë Këshillit Kombëtar, PDIU ka prezantuar edhe afrimin më të ri, deputeten Mesila Doda, e cila kaloi nga Partia Demokratike te çamët. Doda gjatë fjalës së saj shpjegoi arsyet e bashkimit me PDIU, pse u largua nga PD dhe nismat e së ardhmes me partinë e re.

“Prania ime në këtë sallë nuk është surprizë dhe e panatyrshme. Në vitin ’90 ishte vullneti për të ndryshuar realitetin e diktaturës dhe dhunës, dëshira për një atdhe më të mirë, por Shqipëria sot është e varfër dhe e gjymtuar. Edhe sot atdheu është mbyllur nga klasa politike servile dhe e trishtuar, kjo është arsyeja e bashkimit të sotëm me PDIU. Rrugën që kam nisur me PDIU do ta gjykojë koha. Me PDIU kemi ndërmarrë një sërë nismash për dekomunistizimin.

Nisma më e fundit është për heqjen e dekoratave të komunizmit. Kryeministri nuk e ngriti komisionin për hapjen e dosjeve, futi në kalendat greke ligjin për dekoratat. Demokratët nuk u paraqitën në këshillin e legjislacionit për heqjen e medaljeve të komunizmit duke harruar arsyen e krijimit dhe ekzistencës në politikë. Tre nismat ligjore që kemi paraqitur janë vetëm fillimi i punës, në vijim do të ketë nisma që ndalojnë rritjen e diktatorëve pak nga pak për ditë’ theksoi Doda.

Deputetja e re e PDIU më pas u ndal te shqiptarët e Çamërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, por edhe te Kosova duke u shprehur se qëllimi i PDIU është bashkimi i trojeve shqiptare. “Nëse të gjithë shqiptarët nuk janë bashkë nuk mund të ecin përpara. Pa u formuar shteti komb shqiptar Ballkani nuk do të gjejë qetësi. Do të jemi bashkë për bashkimin e territoreve shqiptare”përfundoi Doda.

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.