Kini kujdes nëse treguesi jeshil shfaqet në celularin tuaj

230919085607 green anroid 768x461 1 750x450

Kohët e fundit, një detaj në telefonat inteligjentë me sistem operativ Android shkaktoi shqetësim tek përdoruesit.
Sipas mediave britanike, një “tregues privatësie” i gjelbër, siç është quajtur, që shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit, mund të nënkuptojë se mikrofonat ose kamera e telefonit janë aktive.
Megjithëse kjo nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme, por mund të tregojë se një aplikacion po përpiqet të hyjë në pajisjet tuaja pa lejen tuaj.
Pse ndodh kjo? Disa aplikacione kërkojnë qasje në mikrofonat, kamerën apo edhe vendndodhjen tuaj për të funksionuar siç duhet. Megjithatë, disa aplikacione të tjera mund t’i shfrytëzojnë këto aksese për qëllime keqdashëse.
Sigurisht, ndryshimi i të drejtave të aksesit në aplikacione është gjithashtu i lehtë në Android (në cilësimet). Në këtë mënyrë, përdoruesi mund të kontrollojë se cilat aplikacione kanë akses në cilat pajisje në telefonin e tyre. Nëse treguesi i privatësisë ndizet pa ndonjë arsye të dukshme, është mirë të kontrolloni lejet e aplikacionit dhe të kryeni një skanim sigurie.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.