Janjiç: Serbia nuk do ta njohë dhe as do ta pengojë Kosovën

0.2kosove serbi32031625

Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiç, vazhdimisht po deklaron për mundësinë e arritjes së  kompromisit me Kosovën, por si do të duket ky kompromis dhe çfarë pret ai të fitojë nga lëshimet në raport me shtetin kosovar?

Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se: do të realizohet një skenar ku Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por as nuk do ta pengojë në arenën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për anëtarësime të ndryshme.

Serbët presin formimin AKS-së, nuk iu intereson demarkacioni. Në kthim të kësaj, Janjiç thotë se: Serbia do të përshpejtojë rrugën e vet drejt Bashkimit Europian dhe gjithashtu do të marrë shumë më shumë para se vendet e  tjera nga fondet e para-pranimit.
"Këto  janë disa kompromise serioze dhe besoj se Vuçiç kështu po e mendon, sepse, po të ishte ndryshe, ai as nuk do t’i futej kësaj pune”, ka thënë Janjiç për N1, njofton Klan Kosova.

Janjiç gjithashtu ka thënë se: tani pritet që Vuçiç, bashkë me zyrtarë të tjerë shtetëror dhe median e afërt me pushtetin, të fillojnë të përdorin termë më pajtuese në raport me Kosovën.

LEXO TE NGJASHME

0.33 lajme nga bota

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.