Unaza e Mesme/ Bashkia e Tiranës buxhet 2 mln dollarë, ja detajet e projektit

0.4unaza mesme projekti215421

Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në Unazën e Mesme të kryeqytetit dhe për këtë ka hapur një procedurë prokurimi me një fond limit prej më shumë se 2 milionë dollarë. Në objekt të procedurës qëndron rehabilitimi i gjithë gjurmës prej 7.4 kilometra që ka Unaza e Mesme ku fokusi duket se do të jetë në një pjesë të mirë të kryqëzimeve.

Në relacionin teknik të projektit sqarohet se gjatë gjurmës së “Unazës së Mesme” me gjatësi rreth 7.4 km dhe gjerësi 20 m deri 24 m është parë e nevojshme të bëhen ndërhyrje në shtatë kryqëzime. Në këto kryqëzime do të ketë prishje dhe spostime të trafikndarësve ekzistues, heqje të parkimeve ekzistuese dhe prishje të trotuareve. Gjatë segmenteve të caktuara të parashikohet rregullimi i rrezeve të kthimit në mënyrë që rruga të jetë e përshtatshme për të gjitha llojet e mjeteve.

Kryqëzimet janë konkretisht:

Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri”
Ndërhyrjet konsistojnë në: Spostimi i trafikndarësve, rregullimi i rrezeve të kthimit për të gjitha llojet e mjeteve, heqja e parkimeve ekzistuese 2.5 m, prishje të pjesëve të ndryshme.

Kryqëzimi i rrugës “Jordan Misja” me rrugën “Asim Vokshi”
Ndërhyrjet konsistojnë në:  Ishull për këmbësorët, rregullimi i rrezeve të kthimit për të gjitha llojet e mjeteve, shtimi i një korsie për kthimin majtas në rrugën “Jordan Misja”, prishje te Arshiva për të rregulluar rrezen e kthimit për mjetet e transportit publik, risistemimi i semaforëve sipas skemës përkatëse, sinjalistikë horizontale dhe vertikale sipas standardeve në zbatim të kodit rrugor, rampa për personat me aftësi të kufizuar.

Kryqëzimi i rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”
Ndërhyrjet konsistojnë në: ishull për këmbësorët, prishja e trotuareve ekzistuese, spostimi i pemëve ekzistuese, rregullimi i rrezeve të kthimit për të gjitha llojet e mjeteve, shtimi i një korsie për kthimin djathtas për në rrugën “Reshit Petrela”, sinjalistik horizontale dhe vertikale sipas standardeve në zbatim të kodit rrugor, rampa për personat me aftesi të kufizuar.

Kryqëzimi i rrugës “5 Maj” me rrugën “Ferit Xhajko”
Ndërhyrjet konsistojnë në: prishja e trotuareve ekzistuese, rregullimi i rrezeve të kthimit për të gjitha, llojet e mjeteve, spostimi i pemëve ekzistuese, shtimi i një korsie për kthimin djathtas për në rrugën “5 Maj”, sinjalistikw horizontale dhe vertikale sipas standarteve në zbatim të kodit rrugor, rampa për personat me aftësi të kufizuar.

Kryqëzimi i rrugës “Kongresi Manastirit” me rrugën “Bardhyl”
Ndërhyrjet konsistojnë në: prishja e trotuareve ekzistuese, rregullimi i rrezeve të kthimit për të gjitha llojet e mjeteve, spostimi i pemëve ekzistuese, shtimi i një korsie për kthimin djathtas për në rrugën “Kongresi i Manastirit”, shtimi i një korsie drejt në rrugën “Bardhyl, sinjalistikë horizontale dhe vertikale sipas standardeve në zbatim të kodit rrugor, rampa për personat me aftësi të kufizuar.

Kryqëzimi i rrugës “Arkitekt Kasemi” me Bulevardin “Zhan D’Ark”
Ndërhyrjet konsistojnë në: prishja e trotuareve ekzistuese, rregullimi i rrezeve të kthimit dhe krijimi i ishujve për të gjitha llojet e mjeteve, spostimi i pemëve ekzistuese, shtimi i një korsie për kthimin djathtas për në Blv. “Zhan D’Ark”, sinjalistikë horizontale dhe vertikale sipas standardeve në zbatim të kodit rrugor, rampa për personat me aftesi të kufizuar.

Kryqëzimi i Blv. “Zogu I” me rrugën “Reshit Petrela”
Ndërhyrjet konsistojnë në: Kryqëzimet me ngritje me pjerrësi në kryqëzimin midis Blv. “Zogu I” me rrugën “Reshit Petrela” për të mundësuar kryqëzime të sigurta dhe funksionale është menduar të merren masa teknike për realizimin e “kryqëzimeve me pjerrësi”.

Rehabilitimi i Blv. “Bajram Curri” në segmentin nga kryqëzimi me Blv. “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Elbasanit”.
Të bëhet rikonstruksioni i segmentit të Blv. “Bajram Curri” në segmentin nga kryqëzimi me Blv. “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Elbasanit” me një gjatësi 462 ml. Në këtë segment parashikohet të behën ndërhyje në shtresat asfaltike në pjesët që është e nevojshme.

Rehabilitimi i korsive BUS në Blv “Bajram Curri”, Blv “Gjergj Fishta” dhe Blv “Zhan D’Ark”.
Për zgjidhjen e këtij segmenti në mënyrë sa më të detajuar dhe plotësimin e parametrave teknike është marrë në konsideratë situata aktuale dhe mundësia e shtimit të korsive Bus përpara semaforëve

Realizimi i korsive të biçikletave në “Zhan D’Ark” dhe Blv. “Gjergj Fishta”.
Në segmentin që do të ndërhyet te Blv. Zhan D’Ark dhe Blv “Gjergj Fishta” të cilët janë me një sens lëvizjeje me drejtim nga kryqëzimi me rrugën “Arkitekt Kasemi” (Brryli) për tek kryqëzimi me rrugën “Muhamet Gjollesha” është me gjatësi 2.7 km.

LEXO TE NGJASHME

0.34 lajme nga ekonomia

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.